Sonte (24.12.19) në skenën e teatrit Faruk Begolli, do të keni mundësinë të ndiqni pak magji për festat e fundvitit, shfaqjen e baletit “It’s the most wonderful time of the year” (Momenti më i mrekullueshëm i vitit), e për këtë është përkujdesur koreografia, Rudina Bërdynaj Jakupi.
Në një prononcim për Radio KFOR-in, koreografia Rudina na dha më shumë shumë detaje rreth shfaqjes në fjalë: “Shfaqja e baletit “It’s the most wonderful time of the year”, do të përmblidhet në këtë mbrëmje festive të baletit për fëmijë. Shfaqja është e përbërë nga 12 koreografi të krijuara në përshtatje të moshës dhe nivelit profesional të balerinave të reja. Mysafirët do të kenë mundësinë të shijojnë sonte atmosferën festive të percjellë përmes momenteve artistike të realizuara nga balerinat e studios ‘Rudina’ dhe që ato të duken sa më bukur është kujdesur me mjaft mjeshtëri kostumografja, Shpresa Isufi.”
Shfaqja “It’s the most wonderful time of the year”, do të shfaqet sonte në teatrin Teatrin ‘Faruk Begolli’, në AAB, prej orës 19:00, ndërsa biletat për shfaqjen në fjalë mund ti merrni në AAB.