Sipas ‘Institutit për kërkime në lidhje me sëmundjen e kancerit’ në Amerikë, vendet Skandinave kanë përqindjen më të madhe të të prekurave me kancer të gjirit në botë.
Në shenjë mirënjohje për kontributin e grave ndër vite dhe të mbijetuarve nga kjo sëmundje në Kosovë, brendi Mr. Rex, organizon mbrëmjen e bamirësisë ‘The Future is Female’, me datën 24 tetor të këtij viti në hotelin ‘Emerald’, në Prishtinë.
Organizatori i kësaj ngjarje Mr. Rex, për Radio KFOR-in tregoi për qëllimin e këtij aktiviteti:
“The Future is Female, është një aktivitet i organizuar nga Mr. Rex në bashkëpunim me ‘Rrjetin e Grave të Kosovës’ dhe shoqatën ‘Jeta-Vita’. Ky event ka për qëllim emancipimin dhe përkrahjen e fëmrës në Kosovë. Gjithashtu në këtë event do të ketë një fondacion ku do të shiten produktet e linjës Mr. Rex dhe mjetet e mbledhura nga ky fondacion do të shkojnë për bamirësi për gratë e prekura nga kanceri i gjirit”, tregoi Rex.
Për fund ai tregoi se personalite të njohura në Kosovë do të përkrahin këtë iniciativë po ashtu edhe ambasada Amerikane në Kosovë, organizata USAID, Unioni Evropian dhe institucione të tjera. Mesazhi kryesor që kjo ngjarje mëton të bartë është ‘Një grua e emancipuar, një shoqëri e shëndoshë’.