Nga data 14 nëntor deri më 29 nëntor, kinemaja “Jusuf Gervalla” në Pejë do të jetë nikoqire e ‘Programit për Fëmijë‘, në kuadër të së cilit do të shfaqen mbi 100 filma të animuar. Filmat e animuar për fëmijë të përzgjedhur nga Anibar, trajtojnë të drejtat e njeriut dhe do të shfaqen në dy termine, prej orës 12:00 dhe 14:00, në datat 14, 15, 21, 22 dhe 29 nëntor.
Ky aktivitet është organizuar me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) përmes programit “Human Rightivism”. Hyrja për të ndjekur këta filma, është pa pagesë!