Për ju që pëlqeni vallëzimin Salsa, por që nuk e keni praktikuar më parë, tashmë e keni mundësinë që jo vetëm ta mësoni atë, mirëpo edhe të bëheni profesionistë i këtij lloji të vallëzimit, me bazë në Kubë të Puerto Ricos.
Trajnuesi Atdhe Buzhala, profesionist i kësaj disipline të vallëzimit, do t’ju mësoj të gjitha lëvizjet e duhura të Salsas, përmes mësimeve që do të mbahen çdo të enjte në Termokiss, në Prishtinë.
Përveç argëtimit që sjell Salsa, ky vallëzim konsiderohet edhe si lloj sporti, meqenëse e mban gjithë trupin në lëvizje gjatë tërë kohës.