“Fondacioni Together Kosova” ka ftuar “Qendrën Kosovare për Studime Gjinore”, ekspertë të fushave të ndryshme dhe të rininë, që sot (9 korrik), në lokalin “HANNAH+Friends”, nga ora 19:30, të diskutojnë rreth “Kuptimit dhe rëndësisë së Virgjërisë në shekullin 21”.
Panalistë të këtij diskutimi do të jenë: drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Together Kosova, Vera Remskar, drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, Shukrije Statovci nga Klinika e Psikiatrisë Prishtinë, Virgjëria dhe ndikimi emocional nga pikëpamja e psikiatres si dhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 20-të vitet e fundit në Kosovë është vërejtur një rritje e rëndësisë së virgjërisë tek rinia dhe pasojat e saj në shëndetin riprodhues dhe shëndetin mendor/ emocional, sidomos tek vajzat shqiptare.