Klinika e specializuar për fizioterapi dhe mjekësi sportive “Physio Miracle”, sot (06 shtator), nga ora 18:00, organizon seminarin me temën “Rehabilitimi Sportiv”, i cili i dedikohet fizioterapeutëve si dhe trajnerëve të sporteve të ndryshme.
Ligjërues të seminarit do të jenë, Cliff Eaton- Fizioterapeut Sportiv (ish Fizioterapeut i Manchester City FC) si dhe Bernard Tahirbegolli-Mjek Sportiv.
Përgjatë këtij seminari do të diskutohen këto tema: Lëndimet e shpeshta sportive dhe rehabilitimi i tyre; Terapia Shockwave ne rehabilitimin e lëndimeve sportive si dhe Terapia me laser ne rehabilitimin e lëndimeve sportive.
Vlen të theksohet se seminari i lartpërmendur ofrohet falas.