Nuk e thonë kot që përmbushja e detyrës sonë për të mësuar sa më shumë që është e mundur, do të na lejojë të kontribuojmë në botën përreth nesh dhe të na përgatisë më mirë për jetën.
E kjo bëhet vetëm duke zgjeruar horizontin tonë të dijes përmes mësimxënies dhe studimeve të vazhdueshme gjatë ngritjes sonë intelektuale.
Përveç nxënësve dhe studentëve, trajnime të vazhdueshme u nevojiten edhe vet mësimdhënësve, prandaj sot (5 nëntor), bëhet mbyllja e aplikimit për trajnimin” Arti dhe Shkenca e mësimdhënies III”.
Në këtë link :https://bit.ly/320AKxt , të gjithë mësimdhënësit mund të aplikojnë vetëm edhe gjatë ditës së sotme, me 60 arsimtarët e radhës që do të marrin pjesë zyrtarisht në ngjarjen më të madhe të arsimit në gadishullin e Ballkanit.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje pritet të jenë gjithsej 800 arsimtarë, përfshirë të tillë nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia dhe SHBA.