Edicioni i katërt i garës studentore për dizajn i mirëpret studentët e fushës së arkitekturës, dizajnit të interierit, dizajnit të integruar dhe teknologjisë së drurit që të ushtrojnë kreativitetin e tyre dhe të vijnë me një projekt ideor, për mënyra të reja të përpunimit të drurit.
Gara studentore për dizajn organizohet në kuadër të Konventës së industrisë së Drurit dhe mbahet më 15 tetor , në Hotelin Emerald.
Siç pohojnë organizatorët, gara respektive ka për qëllim jetësimin e dizajneve inovative në industrinë e drurit për prodhim të gjerë industrial për shfrytëzim nga publiku dhe siç thonë ata, nga aplikuesit kërkohen propozime të realizueshme.
Çmimet që do të ndahen për fituesit do të jenë :Vendi i parë 500 Euro , vendi i dytë 300 Euro, Vendi i tretë 200 Euro dhe çmimi i publikut 300 Euro.
Të gjithë finalistëve të tjerë do t’iu ndahen certifikata të pjesëmarrjes, si dhe dizajnet e tyre do të publikohen në katalogun zyrtar të garës studentore të dizajnit. Afati i fundit për aplikim është 11 tetor.