Organizata Joqeveritare “Balkans Youth Council”, tashmë e ka bërë publik një lajm shumë pozitiv për arsimin e Kosovës, meqenëse më 9 nëntor, pritet të mbahet trajnimi i mësuesve “Arti dhe Shkenca e mësimdhënies”.
Në këtë trajnim pritet të marrin pjesë arsimtarë nga 38 komuna të ndryshme të Kosovës, përfshirja e të cilëve i jep një vlerë të madhe edukimit dhe arsimimit në vend.
Në këtë mënyrë do të ndikohet në përmirësimin e arsimit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, duke e ngritur në nivel të duhur cilësinë e tij.
Grupi i dytë i pjesëmarrësve në këtë trajnim, përbëhet nga arsimtarë nga Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjilani, Podujeva, Gjakova, Prizreni, Ferizaj, Lipjani, Fushë Kosova, Suhareka dhe Vushtrria.