Intervenimi urban „Pavilioni i Verdhë“, i cili ka ka për qëllim të inkurajojë shfrytëzimin e hapësirës publike nga të gjithë, sot (08 maj), organizon panel diskutimi me temë “E drejta për qytet”, që do të mbahet tek Pavilioni i Verdhë në rrugën “Rexhep Luci” (pranë kinemasë ABC) Prishtinë, nga ora 18:00.
Për të diskutuar për dimensionin e intervenimeve urbane, të komunikuarit përmes hapësirës publike dhe rëndësinë e shfrytëzimit të hapësirave publike nga qytetarët, në panel do të jenë:
Arkitekt, mësimdhënës në Fakultetin e Arkitekturës, UBT, Arbër Sadiki, Arkitekte, mësimdhënëse në Fakultetin e Arkitekturës, UP, Eliza Hoxha, Arkitekt, mësimdhënës në Fakultetin e Arkitekturës, UP, Ilir Gjinolli, Sociologe, mësimdhënëse në Departamentin e Sociologjisë, UP, Linda Gusia dhe planifikuese Urbane, UN Habitat, Zana Sokoli.