Smart Center në bashkëpunim me ”KEIN”, organizojnë panairin e edukimit ”Prishtina Education Fair 2019″, në të cilin do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i univeristeve të njohura nga Evropa.
Ky panair u jep mundësi nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve të fakulteteve të të gjitha niveleve, që të takohen dhe të marrin informata nga dora e parë prej përfaqësuesve të këtyre universiteteve.
Panairi në fjalë do të mbahet, me 12 Shkurt, nga ora 14:00 deri në orën 18:00, në hotel “Sirius”, në Prishtinë.