Organizata Joqeveritare, “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” (VORAE), do të organizojë nesër (07 gusht), në restaurant “Koha3”, te Parku i qytetit të Pejës, një forum me të rinj të komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptian, të Komunës së Pejës, Istogut dhe Klinës.
Siç bëjnë të ditur organizatorët, në këtë forum do të diskutohet rreth çështjeve, sfidave dhe mundësive të punësimit, respektimit të kuotave në nivel institucional dhe atë lokale për këto komunitete, si dhe çështje të tjera të ndërlidhura, si rëndësia e edukimit dhe përfundimit të trajnimeve profesionale.
Në këtë ngjarje, të pranishëm do të jenë përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Zyra e Punësimit në Pejë, si dhe përfaqësues nga organizata “Syri i Vizionit”.