“World Caffe” është ngjarja, të cilën GAIA Kosova e organizon sot (30 gusht) nga ora 17:00-19:00, në Qendrën Rinore Diakonie, në Mitrovicën e jugut, afër Lumbit Ibër.
Në këtë aktivitet të veçantë, do të trajtohen tema të ndryshme, përfshirë Permakuturën në GAIA, Ndryshimet klimatike sipas Endrita Banjska, aktivizmi nga OEK Sinergjia, rinia dhe punësimi nga Qendra Rinore Diakonie dhe feminizmi sipas Diana Morinës.
Kujtojmë që GAIA Kosova ka për qëllim promovimin e paqes, mirëkuptimit ndërkombëtar dhe solidaritetin midis njerëzve, drejtësinë sociale dhe mjedisore, duke besuar se të gjithë njerëzit janë të aftë të jetojnë së bashku e me respekt reciprok .