Parku Kulturor ”Ali Podrimja”, në amfiteatrin e Gjakovës, mirëpret sot (07 gusht), në ora 21:00, të gjithë të rinjtë e talentuar në fushën e muzikës, të cilët kanë pasion muzikën ose aspirojnë të merren me të.
Për qëllimin dhe përmbajtjen e kësaj ngjarjeje, na tregon drejtori i Parkut Kulturor “”Ali Podrimja” , Arbër Lleshi.
“Qëllimi përkon me një prej objektivave kryesore të projektit në ofrimin e hapësirës për talentët e rinj dhe artistët emergjent të skenës vendore. Andaj, në këtë mbrëmje katër të rinj, instrumentistë dhe këngëtarë do të performojnë para publikut muzikë live”.
Siç pohoi Arbëri, në këtë ngjarje do të interpretohen këngë të ndryshme origjinale të grupit të talentëve të rinj, “Covers” të hiteve të ndryshme muzikore.
Por, mikrofoni do të jetë i hapur dhe në dispozicion për të gjithë talentët e pranishëm, të cilët do të jenë të lirë të improvizojnë këngë të ndryshme.
Vlen theksuar se pjesëmarrja është e hapur për të gjithë.