Sot (12.03.19) në orën 09:30 ka filluar konferenca ndërkombëtare ‘Learn Engage Act Progress – LEAPin Prishtina’, e cila do të përfundoj në orën 16:00. Kjo konferencë ka në fokus inovacionin, IT dhe teknologjitë moderne, sipërmarrjen, zhvillimin e karrierës dhe tregimet motivuese që stimulojnë lidershipin dhe suksesin.
LEAPin Prishtina sjell energjinë dhe vizionin e Samitit LEAP, me origjinë nga qyteti i Zagrebit të Kroacisë, për komunitetet lokale në të gjithë botën. Samiti LEAP është konferencë 2 ditore, e cila mbledh më shumë se 4.000 të rinj nga më shumë se 30 vende të botës, që janë udhëheqës në komunitetet e tyre përkatëse.
Në këtë konferencë mund të aplikojnë të gjithë studentët dhe aktivistët të përkushtuar në zhvillimin e komunitetit, mirëpo mosha e preferuar është 18 deri 35 vjeç.