Sot (10 maj), në Bibliotekën e Re të Universitetit të Prishtinës, nga ora 10, mbahet konferenca e cila trajton në mënyrë specifike misionin e ndryshimit dhe zgjerimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, në adresimin e nevojave të tregut të punës dhe trajton hendekun ekzistues të cilësisë dhe aftësive si dhe mundësitë praktike ndërkombëtare dhe kombëtare për të rritur punësimin e studentëve.
Konferenca e lartpërmendur organizohet nga Konferenca e Inovacionit për të Ardhmen e Qëndrueshme, T2P Centers, Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë (IBCM) dhe Universiteti i Prishtinës.