Vazhdon tutje festivali i kafes dhe çajit, në Prishtinë, i cili ka filluar dje dhe vazhdon të mbahet edhe gjatë ditës së sotme.
Ky festival është i hapur nga ora 10:00 deri në orën 20:30, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku
përveç shërbimit me kafe dhe çaj, risi këtë vit do të jetë muzika live e cila mbahet nga ora 11:00 deri në ora 13:30.
Gjatë këtij festivali do të ketë edhe dhurata për vizitorë.
Brendet e reja që e dominojnë tregun vendor dhe ndërkombëtar të kafesë dhe çajit, do të ekspozohen në ambient të hapur nga rreth 15 kompani pjesëmarrëse. Prezente do të jenë afër 25 lloje të ndryshme të kafesë dhe çajit.
Ky është edicioni i pestë me radhë i këtij festivali, që tashmë është shndërruar në tradicional.