Organizuar nga Desku i Evropës Kreative në Kosovë, do të mbahen dy takime informues për “Support for European Cooperation Projects” për institucionet, agjencitë dhe organizatat kulturore të Kosovës.
Pjesëmarrësit e këtyre takimeve do të informohen në lidhje me mundësitë që Evropa Krijuese ofron, përkatësisht me udhëzimet për aplikimin për grante dhe detaje të tjera të nevojshme për procesin e aplikimit dhe lidhur me këtë ngjarje, për dëgjuesit e Radio KFOR-it, kryesuesja e Deskut “Evropa Kreative”, Rina Gurgule, na shpalosi më shumë detaje:
“Marrëveshja për pjesëmarrje të Kosovës në programin “Evropa Krijuese”, është nënshkruar në qërshor të këtij viti, program ky i cili u ofron artistëve, profesionistëve, organizatave, agjencive dhe institucioneve kulturore mundësi të reja bashkëpunimi me akter nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, të zhvillojnë projektet e tyre nëpërmjet granteve të Evropës Krijuese si dhe do të mund të promovojnë punën e tyre në audienca më të gjëra”, theksoi Znj. Gurgule.
Desku i Evropës Kreative ofron asistencë dhe informacione në lidhje me programin në fjalë dhe procedurat e aplikimit për palët e interesuara.