Ndër Festivalet që ka bërë bujë shumë kohë para realizimit të tij, është padyshim festivali “Sunny Hill”,i cili pritet që Prishtinës ti ofroj festë të paharrueshme në muajin gusht të këtij viti.
Ky festival i cili ka karakter bamirës, organizohetnga këngëtarja e njohur botërore me orgjinië shqiptare, Dua Lipadhe babai i saj, muzicienti Dukagjin Lipa, sivjet do të mbledh artistë të dëshmuar të skenës botërore e vendore.
Sipas profesionistëve të fushës përkatëse, ky festival pritet të jetë më i madhi në Ballkan dhe do të bëjë diferencën jo vetëm në nivel vendor, por edhe nëatë rajonal e më gjerë.
Tashmë është bërë e ditur se edhe DJ i mirënjohur holandez, Martin Garrix, do ti dhuroj spektakël Prishtinës me datën 10 Gusht.
Për këtë pjesëmarrje është emocionuar edhe vet artisti, duke e shprehur publikisht në “Instastory”, ku ka postuar foton e tij që konfirmon pjesëmarrjen në “Sunny Hill Festival” dhe aty ka shkruar, “Shumë i emocionuar për këtë ngjarje”.
Në kuadër tëfestivalit ‘Sunny Hill’, në Prishtinë më datat 10, 11 dhe 12 gusht do të perfomojnë edhe yje të tjerëtëmuzikës, si: Grace Carter, SG Lewis, Col3 Trane, Dafina Zeqiri, Albert Stanaj etj.