Arti i poezisë është themeli i diversitetit, duke lejuar gjuhë të ndryshme të shprehin zërin e tyre. Për ta vlerësuar poezinë, UNESCO në vitin 1999, morri vendim që 21 marsin ta shndërroj në “Ditën Botërore të Poezisë”, qëllimi i së cilës është përkrahja e leximit të poezisë, nxitja e krijimtarisë poetike, botimi i saj si dhe krijimi i një atmosfere mikpritëse për praninë poetike.
Si e gjithë bota, ashtu edhe Kosova e shënon sot këtë ditë, duke organizuar aktivitete të ndryshme kulturore. Aktivitetet të cilat do të organizohen sot janë: Me rastin e ‘21 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Poezisë’, Kolegji AAB organizon manifestim kulturor, në Teatrin Kamertal AAB. Po ashtu edhe Klubi Letrar De Rada-Ferizaj, organizon orë Letrare për nder të ‘Ditës Botërore të Poezisë’, ku do të lexohen poezitë që kanë arritur në konkursin letrar të 21 Marsit si dhe do të jepen çmimet për tri poezitë më të pëlqyera.