Sot (02.10.20), në “Ditën Botërore Kundër Dhunës” të krijuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2007, festohet edhe ditëlindja e Mahatma Gandhit, njeriu që ndihmoi për të sjellë përpara nocionin “Kundër-dhunës” dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që kjo formë e reagimit shoqëror ka pasur në të gjithë botën, në shekullin e kaluar.
Pavarësisht se Gandhi ka qenë në burg disa herë, ai asnjëherë nuk hoqi dorë nga format paqësore, të cilat rezultuan në pavarësinë e Indisë. Gjithashtu Gandhi, ka nxitur krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme ndërmjet njerëzve të besimeve dhe etnive të ndryshme, duke respektuar të drejtat e grave dhe duke e reduktuar varfërinë në gjithë botën.
Thënë thjesht, Gandhi e pa si plotësisht irracionale përdorimin e dhunës për të arritur paqe, prandaj ai mbetet një ndër shembujt më të mirë të paqes, që duhet të ndiqet nga të gjithë!