Organizata Joqeveritare ”7 arte”, nesër (24.07.19), në Bibliotekën e Mitrovicës, do të shfaqë filmin dokumentar “Permaculture as Path to Peace”, nga Lum Çitaku. Filmi vizuelisht hulumton dhe dokumenton përvojën e pjesëmarrësve, të rinjve, si dhe instruktorëve. Hulumtimi bëhet përmes intervistave të filmuara, ndërveprimeve, bisedave dhe vëzhgimeve, përkatësisht merr pjesë në eksplorimin e parimeve të dizajnit të permakulturës dhe të sistemeve të të menduarit, si një mjet për pajtim paqësor.
Ky aktivitet është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit ‘Hapësirat Kulturore të Kosovës’ të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e 7Arte dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.