Një mundësi e mirë për të gjithë nxënësit e klasave të 10-ta, 11-ta dhe të 12-ta që të mësojnë më shumë rreth bursave dhe mundësive për studime jashtë vendit.
Për më shumë Radio KFORI ka kontaktuar me Fisnik Osmanin nga Smart Cebter i cili tregoi se: “Ligjërata e ditës së nesërme (e shtune, 8 shkurt), që do të fillojë nga ora 11:00, do të jetë rreth bursave akademike, financiare, e sportive si dhe mundësisë për studime jashte vendit përmes Smart Center. Të pranishmit do të informohen për 36 marrëveshjet që Smart Center ka me Universitete jashte vendit dhe mënyrat se si ata mund të perfitojnë nga këto marrëveshje.”
Ky aktivitet do të mbahet nesër, më 8 shkurt, nga ora 11:00, në ambientet e Smart Center, në Prishtinë!