Të gjithë të rinjtë që kanë dëshirë të studiojnë në Evropë dhe Amerikë, këtë të shtunë (16.03.19), në lokalet e Smart Center prej orës 11:00, do të kenë mundësi që përmes një ligjërate informuese, të njoftohen me të gjitha informacionet rreth kësaj çështjeje.
Fisnik Osmani nga ‘Smart Center’, për Radio KFOR-in zbuloi më shumë të dhëna rreth përmbajtjes së kësaj ligjërate informuese:
“Kjo ligjeratë mbahet pa ngarkesë financiare dhe është e hapur për nxënës të shkollave të mesme dhe studentë. Gjatë kësaj ligjërate do të trajtojmë të gjitha temat që janë me interes për procesin e aplikimeve në Universitetet, në të cilat studimi bëhet në gjuhën angleze.”
Smart Center ka marrëveshje bashkëpunimi me 32 Universitete në Evrope dhe Amerikë, të cilat mbulojnë mbi 300 programe në të gjitha nivelet e studimit Bachelor, Master dhe PhD.