Sonte (25.02.20) do të luhen dy ndeshje, ajo ndërmjet Chelsea që në shtëpi presin Bayern Munich dhe ajo ndërmjet Napoli dhe Barcelonës.
Chelsea do ta presë Bayern Munichun në Stamford Bridge, në kuadër të 1/8-së të finales në Ligën e Kampionëve. Të dy skuadrat do të kërkojnë një fillim të mbarë në kuadër të fazës së eliminimit direkt, derisa kanë disa mungesa në formacion për sfidën që fillon në ora 21:00 në Stamford Bridge.
Në anën tjetër Napoli dhe Barcelona do të zhvillojnë sonte përballjen e parë në kuadër të 1/8-së të finales në Ligën e Kampionëve. Dy skuadrat do të kërkojnë fitoren për ndeshjen që fillon në ora 21:00 në ‘San Paolo’, mirëpo do të kenë disa mungesa në formacione.