Shkrimtarë dhe autorë të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtarë vazhdimisht pasurojnë letërsinë me tituj të rinj, duke iu mundësuar mijëra adhuruesve të leximit të gjejnë botime të reja nga zhanre të ndryshme. Botimet dhe autorët e dekadës së fundit kanë sjellë miliona tituj në gjithë botën, duke zgjeruar horizontin e fushave dhe duke iu mundësuar lexuesve të mësojnë gjëra të reja dhe të zhvillojnë imagjinatën qysh nga fëmijëria.
Për të mësuar rreth titujve të librave të rinj, Radio KFOR-i zhvilloi një intervistë me koordinatoren e librarisë ‘Dukagjini’, Iliriana Hasaj: “Disa nga titujt e ri që kemi këtë vit është libri që sapo doli nga shtypi, libri nga historiani, Noel Malcom ‘Rebelët, Besimtarë të Mbijetuarit’. Po ashtu presim ta kemi në librarinë tonë librin më të ri, të presidentit të Amerikës Joe Biden, ‘Ëndërrimtari Amerikan’. Po ashtu do të përmend një libër të ribotuar për shkak të sensacionit që krijoi nga seriali i famshëm i Netflix ‘Queen’s Gambit’ dhe po pëlqehet shumë nga lexuesit.”
Iliriana tregoi gjithashtu se interesimi i lexuesve është i kënaqshëm dhe tha se libraria Dukagjini, do të vazhdojë të sjellë titujt më të ri botëror dhe vendor të shkrimtarëve dhe autorëve nga e gjithë bota.