Organizatat ‘Cel Kosova’ dhe ‘Csgd Kosova’, sot (10.10.18) organizuan “Paradën e Krenarisë – Në emër të lirisë”.
Kjo paradë tenton të rris vizibilitetin në shoqërinë Kosovare për orientimet e ndryshme seksuale dhe identitetet gjinore. Për ta përkrahur këtë komunitet, të pranishëm në paradë ishin edhe shumë personalitete vendore dhe ndërkombëtare. Radio KFOR-i ishte i pranishëm në këtë aktivitet dhe pati rastin të intervistoj, Blert Morinën nga Organizata ‘Cel Kosova’, i cili tha:
“Ideja ka qenë që t’i sjellim vizibilitet komunitetit dhe anëtarëve të LGBTI –së, në mënyrë që mos të fshihen edhe më tutje. Mendojmë që çdo kush duhet me qenë i barabartë në shoqëri dhe të kërkojnë të drejtën e lirisë. Këtu kemi mysafirë nga e tërë Kosova si dhe nga rajoni. Unë kam një porosi ku çdo shoqëri që është diverse është më e kulturuar, më mendje hapur dhe kjo besoj se na bënë si shoqëri më të mirë.”
Në mesin e turmës ne intervsituam edhe një përkrahëse tjetër të këtij komuniteti, e cila për Radio KFOR-in tha: “Jam Vjollca Krasniqi jam profesoreshë në Fakultetitin Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Arsyeja pse unë sot jam këtu parade, është se jam e interesuar që të drejtat e komunitetit LGBTI të respektohen, sepse kjo është pjesë e të drejtave qytetare në Kosovë .”
Parada e Krenarisë “Në emër të lirisë”, që u organizua sot kërkon liri të shprehjes, liri të të qenurit të sigurtë, për liri të ndryshme të identitetit dhe seksualitetit, për jo-diskriminim dhe liri në konfidencialitet.