Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet sonte do të prezantojnë ‘Lexim Skenik’, të veprës “Zgjimi i Pranverës” në Prishtinë, nga autori Frank Wedekind me regji dhe adaptim të regjisores Zana Hoxha.
Zgjimi i Pranverës e lë publikun duke menduar për mënyrën se si gjërat mund të ishin zgjidhur ndryshe, më mirë nëse personazhet kishin vepruar ndryshe. ‘Zgjimin e Pranverës’ e sjell regjisorja Zana Hoxha, në Kosovën e viteve të 90-ta, përmes leximit skenik dhe proces inskenimi, që në vitin 2020 do të ketë premierën si shfaqje për të marrë formën përfundimtare. Kjo ngjarje mbahet sonte (30.12.19), prej orës 20:00, në Teatri ODA që ndodhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Leximi skenik “Zgjimi i Pranverës” mbështetet nga CFD, UNFPA dhe koalicioni K10.