Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ngjarjes më të madhe botërore që kapërcen kufijtë dhe bashkon kultura të ndryshme rreth e qark botës, tani është mundësia e veçantë të cilën assesi nuk duhet ta humbni.
Organizata “Let’s Do It Kosova” bën thirrje për vullnetarë, të cilët do të angazhohen më 21 Shtator, “Ditën e Pastrimit të Botës” në Qendrën e Thirrjeve (Call Center), ku do të mblidhen të dhëna statistikore dhe jo vetëm, për aktivitetet të cilat do të ndodhin në këtë ditë në më shumë se 150 shtete.
Njoftohet se shpenzimet ditore të vullnetarëve janë të mbuluara nga organizata. Për aplikim mund të klikoni këtu: https://docs.google.com/…/1FAIpQLSd2pi8BQOMji7KGh…/viewform…