Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë “Alter Habitus”, ka filluar organizimin e edicionit të parë të “Letërsisë Lëvizëse”, për nder të shkrimtarëve Fehime Selimi, Shpresa Vinca Tuda dhe Mirko Gashi.
Ngjarja e parë letrare e këtij edicioni u mbajt më 11 shtator, në komunën e Istogut, ku u diskutua për letërsinë e shkrimtares Fehime Berisha.
Ndërkaq, sot, më 14 shtator, letërsia do të “Udhëtojë” në Ferizaj, në sheshin “Ismail Kadare”, ku të pranishmit do të diskutojnë rreth punës letrare të shkrimtares, Shpresa Vinca Tuda. Shkrimtarët mysafirë të mbrëmjes janë: Agim Vinca, Qibrije Demiri Frangu, Kaltrina Lohaj dhe Mirlinda Koxha.
Seria e këtyre ngjarjeve letrare do të përmbyllet në Prishtinë, më 17 shtator, ku do të organizohet ngjarja letrare në nderim dhe kujtim të punës së shkrimtarit Mirko Gashi.