Shfaqja e baletit “Le Corsaire”, e cila e kishe premierën në fillim të muajit tetor, do të ngjitet sërish sonte në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Një një intervistë që ka realizuar Radio KFOR-i me rastin e premierës së kësaj shfaqjeje, drejtori i Baletit Kombëtar, Ahmet Brahimaj pati treguar që “Le Corsaire”, është shfaqje e cila luhet nëpër të gjitha qendrat botërore dhe është shfaqje e baletit klasik, duke shtuar se “Le Corsaire”, është një shfaqje shumë e mirë, shumë atraktive me variacone të vështira, të cilat do të interpretohen edhe sonte nga balerinët.
Dhe pikërisht sonte (8 nëntor), me fillim nga ora 20:00, Baleti Kombëtar i Kosovës e risjell shfaqjen “Le Corsaire”, e cila vjen nën koreografinë e Israel Rodriguez, me asistent Kreshnik Musolli.