Sot duke filluar nga ora 17:00 në qendrën e Innovation Centre Kosovo (ICK), do të lansohet një platformë unike në rajon, e krijuar me qëllim që përdoruesit dhe bizneset të kenë qasje më të lehtë në shitje dhe blerje.
Në platformën ‘tePazari.com’, mund t’i gjeni të gjitha në një vend, 15 kategori unike dhe shumë funksione të teknologjisë më të fundit në treg për ata që postojnë dhe kërkojnë shpallje të ndryshme.
Pjesëmarrësit në lansim do të përfitojnë nga një kupon prej 20 euro kredit, të cilën mund ta përdorin në këtë platformë.