Revista Kosovo 2.0, të enjten (3 tetor) do të lansojë Hartën Interaktive të Rinisë në Kosovë.
Organizatorët kanë njoftuar se kanë bërë një përmbledhje të të dhënave për të rinjtë në Kosovë, për të parë se sa është numri i të diplomuarve nga universitetet dhe nga cilat fusha, cilët sektorë të tregut të punës po kërkojnë punëtorë të kualifikuar e të tjera.
Ky lansim do të bëhet në orën 17:00 në “Hub 2.0”, ndërsa në diskutim do të marrin pjesë drejtoresha e Departamentit të Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit, Drita Kadriu, drejtori i Departamentit të Tregut të Punës në Agjencinë e Punësimit, Muhamet Klinaku, zyrtarja e lartë në EYE për fuqizimin e shërbimeve të karrierës për të rinj, Valbona Raci, udhëheqësja nacionale pranë YMCA, Dorina Lluka Davies dhe drejtori ekzekutiv i S’bunker, Roni Idrizaj.
Harta e rinisë së Kosovës mundësohet nga SDC EYE Project dhe implementohet nga Helvetas dhe MDA.