Sonte (4 nëntor), nga ora 17:30, në hapësirat e BONEVET në Prishtinë, janë të ftuar të gjithë fëmijët e moshës 6 deri në 10 vjeç që t’i bashkëngjiten ngjarjes teknologjike- “Kush ndërton, Fiton!”.
Lidhur me këtë aktivitet, Radio KFOR-i ka biseduar me mentoren në BONEVET, Gresa Bajraktaraj e cila tregoi detaje për këtë ngjarje:
“Gjatë kësaj ngjarje do të ketë aktivitete të ndryshme, si kuize, punime me teknologji, si edhe do të jetë një lojë gare ku fëmijët do të shpërblehen me bursë të plotë për një klasë në BONEVET, dhuratë me 3D Printer dhe dhuratë me laser. Kjo ngjarje është e hapur për të gjithë fëmijët të cilëve u pëlqen teknologjia e që janë kuriozë me pa një hapësirë kreative me 3D Printer e robot”.
Për t’u bërë pjesë e kësaj mundësie, të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në këtë email: prishtina@bonevet.org