Nëse bazohemi tek faktet dhe statistikat e nxjerra në shumicën e vendeve të botës vërejmë disa detaje shumë interesante, ku burrat nuk janë shoferë më të mirë sesa gratë, por burrat vozisin shumë më shpejt sesa gratë. Këto të dhëna i jep “DEKRA” (Kompania Evropiane e Inspektimit të Automjeteve) e cila ka intervistuar 1000 pjesëmarrës, duke mos gjetur shumë dallime në mes të gjinive, sa i përket aftësive për vozitje.
Sipas një studimi tjetër online, thuhet se në përgjithësi gratë u duhet më shumë kohë për të mësuar të vozisin, por kur pajisen me patentë- shofer ato tregohen shumë më të matura me ligjet e komunikacionit dhe ka shumë më pak gjasë të përfshihen në aksidente rrugore. Në anën tjetër, burrat tregohen më të pavëmendshëm në komunikacion, duke shpërfillur rregullat dhe ligjet në shume raste. Vetëm në Angli dhe Uells më shumë se 500.000 shoferë janë dërguar në gjyq për shkelje të ligjit në rrugë, ku 79% e e tyre ishin burra.
Studimi tregon poashtu se meshkujt janë më të prirur të kenë zakone të këqija të vozitjes, 23% e shoferëve burra kanë pranuar që nuk japin shenjë kur ndërrojnë korsi, e kjo përqindje është më e vogël tek shoferet gra, ku 17% e tyre e kanë pranuar këtë shkelje të rregullit të komunikacionit.
Bazuar në këto pak faktet që i kemi theksuar, besojmë se e kuptuat kush del të jetë shofer më i mirë, burrat apo gratë!