Për shumë nga ne, ditëlindja dhe festa që organizojmë për shënimin e kësaj date është një nga ngjarjet më të rëndësishme përgjatë një viti. Mirëpo, festa e ditëlindjes do të ishte akoma më madhështore po të shoqërohej nga tingujt e këngëtarit apo grupit tuaj muzikor të preferuar. Radio KFOR-i ka kontaktuar me disa dëgjues, të cilët i ka pyetur për këngëtarët që do donit t’u këndonin në ditëlindjen e tyre:
“Ashtu kështu këtë vit kam planifikuar të organizojë një festë të madhe për ditëlindjen time, e për të qenë kjo festë më madhështore kisha dashtë që Elvana Gjata me qenë aty, sigurisht edhe me këndu ndonjë këngë të saj”, tha Agroni.
“Nëse dikush do të ma mundësonte ardhjen e ndonjë këngëtari për ditëlindjen time, atëherë do të preferoja Rita Orën nga skena e huaj, ndërsa, nga skena jonë vendore Elvana Gjatën. Por, prapë këta dy emra nuk janë të vetmit, pasi ka edhe të tjerë, megjithatë këta më shumë i preferoj”, tha Laureta.
Se cilin këngëtar apo bend do ta zgjedhnit të ju këndonte në ditëlindjen tuaj, ju mund të na tregoni duke u inkuadruar në emisionin e mbrëmjes në Radio KFOR, në emisionin MENY prej orës 19:00 deri në orën 22:00, duke na dërguar porosi në numrin 049 950 950, të na dëgjoni anembanë Kosovës në frekuencat: 90.2 FM, Prishtinë 98.2 FM, Mitrovicë dhe Leposaviq 104.2 FM, Prizren, Pejë dhe Gjakovë 93.4 FM, Gjilan 104.3 FM si dhe në Kaçanik 97 FM.