Pas rezultateve të suksesshme të shfaqura tek të gjithë që e kishin aplikuar Meditimin Trascendental, eksperti i këtij lloji të meditimit, Justin Goçi, i cili deri më sot ka instruktuar rreth 900 njerëz , do të mbajë sot (2 gusht) në Hotel Sirius , në Prishtinë, kurse për ata që dëshirojnë të përfitojnë nga dobitë e mëdha që sjellë kjo praktikë.
Se cilat janë benefitet konkrete shëndetësore të Meditimin Trascendental , na tregon vet z. Justin Goçi:
“Përmes aplikimit të këtyre kurseve që i zhvilloj kudo në botë, nga kjo mënyrë e meditimit, ndikojmë në rritje të përqendrimit, të mirëqenies fizike e shpirtërore, rrisim kreativitetin, vetëvlerësimin, forcën, etj”, kështu tha për Radio KFOR-in, eksperti, Goçi.
Në kuadër të këtyre kurseve do të trajtohen temat: Çfarë është Meditimi Transcendental, si na ndihmon për zhvillimin personal në çdo drejtim, largimi i ankthit, stresit, depresionit, meditimi transcendental dhe rritja e shëndetit mendor e fizik, faktet shkencore, dallimi midis Meditimit Transcendental dhe Teknikave të tjera, etj .
Kurset për Meditimin Transcendental do të zgjasin deri më 6 gusht.