Gazeta që i kushton vëmendje raportimit mbi artin dhe kulturën”Kultplus”, do të mbyll muajin shkurt përmes një ngjarjeje të veçantë kulturore, që do të mbahet sot (27.02.19), në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së.
Personazhi që sot do të shpalos rrëfimin për karrierën e saj të pasur artistike, do të jetë aktorja e njohur, Ilire Vinca, e cila për dashamirët e saj, do të rrëfej për rrugëtimin,sfidat dhe sukseset që e kanë karakterizuar krijimtarinë e saj artistike.
‘KultWoman me…’ është projekt i financuar nga programi ‘Culture for Change’, i Bashkimit Evropian, ndërsa i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe Institute.