Vitaminat janë disa përbërës natyralë, prezent në pothuajse të gjitha ushqimet. Ndonëse në sasi të vogla, ato janë thelbësore për të gjitha funksionet e organizmit, përfshirë rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e shëndetit të njeriut. Mirëpo ka shumë keqkuptime në lidhje me efektet e vitaminave, duhet ditur që ato nuk janë çudibërëse, ato nuk mund të kurojnë sëmundje ose të zëvendësojnë të ushqyerit e ekuilibruar. Shumë njerëz gabojnë, duke besuar se në qoftë se një sasi e vogël e vitaminave është e mirë për ne, një sasi më e madhe e tyre është edhe më e mirë.
Studimet mbi zakonet e të ushqyerit kanë treguar se rreth 60 për qind e njerëzve, nuk marrin sasi të mjaftueshme të frutave dhe perimeve. Gjithashtu shumë njerëz jetojnë në mënyrë jo të shëndetshme, kurse e gjithë kjo e rrit nevojën e tyre për vitamina. Disa ndihmojnë kur kemi të bëjmë me lodhje, stres mendor dhe fizik, ekspozim të tepruar ndaj stresit, për të përmirësuar kujtesën dhe funksionimin e duhur të sistemit të tretjes.
Por doza të larta të vitaminave për një periudhë të zgjatur mund të çojnë në nivele të dëmshme të këtyre vitaminave në trup. Kujdesi është i nevojshëm te vitaminat A, D, E dhe K. Mirëpo sipas ekspertëve shëndetësor edhe këto vitamina nëse konsumohen në sasi të mëdha, mund të kenë një efekt toksik nëse konsumohen për një periudhë më të gjatë.