Education Innovators Kosovo (EIK), më 28 shkurt 2019, në orën 18:30, në Mitrovicë, organizojnë raundin e kualifikimeve Online të Hash Code, një konkurs për programim me ekipe e cila organizohet nga Google. Ekipet me rezultatet më të mira nga raundi i kualifikimeve online, do të ftohen në zyrën e Google për të konkurruar në raundin përfundimtar të konkursit në muajin prill 2019.
Të interesuarit mund të gjejnë një ekip (2 deri 4 persona) dhe të regjistrohen në g.co/hashcode. E për tu njoftuar më gjerësisht rreth kësaj mundësie të veçantë, mund të kontaktoni “Eikosovo”, përmes rrjeteve sociale në Facebook apo në Instagram.