Pas konfirmimit të rasteve të para pozitive me Koronavirus në Malishevë, për Radio KFOR-in foli Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj: “Unë jam Kryetar i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Ju bëj apel qytetarëve të Komunës së Malishevës që është koha për kujdes. Ne u themi qytetarëve tonë që të kenë kujdes dhe të na dëgjojnë neve, sepse ne i ndërmarrim instruksionet nga ekspertët e kësaj lëmie, nga Instituti i Shëndetit Publik dhe nga Qendra Infektive në Prishtinë. Çka na thonë, ne do të veprojmë ashtu, andaj edhe i ftojmë qytetarët që të veprojnë në mënyrë të njejtë. Ndihma kryesore për parandalimin e këtij virusi është izolimi. Edhe njëherë u bëj apel për kujdes dhe vetëdijesim. Preventiva kryesore dhe suksesi kryesor është nëse ne vetë-izolohemi, sidomos ata persona që kanë pasur kontakt me persona të e infektuar me këtë virus.”