Otava është kryeqyteti i Kanadasë. Shtrihet në pjesën jugore të lumit Otava, përderisa kufizohet me qytetin Gaetineu të provincës së Kubek-ut. Nëse udhëtoni drejt këtij qyteti gjatë stinës së dimri, duhet të bëheni gati me rroba që ju mbrojnë nga i ftohti, pasi që vizita juaj mund të mos iu shijojë nëse keni të ftohtë. Stina më e mirë për të vizituar Otavën, konsiderohet muaji janar, kurse fluturimet më të lira drejt këtij qyteti janë gjatë muajit shkurt.
Otava është qyteti i 4-të, më i madh në gjithë shtetin e Kanadasë, kurse emrin Otava, e mori në vitin 1855, ndërsa kuptimi i këtij emri vjen nga një qendër ekonomike apo tregtare, ndërsa deri në atë vit, Otava mbante emrin e inxhinierit të famshëm, John By, rrjedhimit qyteti quhej Bytown.
Kur vizitoni këtë qytet, mundësitë për të parë pjesë të bukura janë pothuajse të pashtershme, por disa lokacione nuk duhet të ju ikin, ndër to është Parliament Hill apo Kodra e Parlamentit, që përbëhet nga ndërtesa të larta të ndërtuara në stilin gotik, por me elemente dhe simbole kombëtare të këtij vendi. Pas kësaj duhet vizituar Galerinë Kombëtare të Kanadasë, ku do të gjeni gjithçka në një hapësirë prej 46 mijë metrave katrorë dhe krejt për fund nuk duhet harruar as qendrën, Rideau Hall, që është rezidenca e Monarkut Kanadez.