Organizata mediale ‘KosovaLive’ ka hapur konkurs për vajzat e moshës 17-24 vjeçare për projektin “iEngage & iWrite”. Ky projekt ka për qëllim që vajzave të reja, studente dhe nxënëse të shkollave të mesme, t’u ofrojë një trajnim në punë në një media profesionale.
Vajzave të përzgjedhura do t’u ofrohet praktikë një mujore në ‘KosovaLive’, gjatë së cilës vajzat do të angazhohen në trajtimin e temave të ndryshme nga fushë interesimi i tyre.
Gjatë kësaj praktike, ato do të trajnohen nga redaktorët me përvojë shumëvjeçare të KosovaLive në identifikimin, hulumtimin dhe shkrimin e temave. Pjesëmarrja e tyre do të përmbyllet me një artikull dhe video të realizuar e publikuar si bashkautore, nën drejtimin e vajzave producente dhe redaktorëve.
Afati i fundit për aplikim është më datë 20.01.2019, në ora 23:59.