Dy sportistët, Faton Mustafa dhe Armend Berisha shënuan fitore në ndeshjen ndaj Andorrës, në lojërat mesdhetare në rërë “Parta 2019”.
Djemtë që përfaqësuan Kosovën, në Beach Volley, korrën sukses në dy sete ( 21:15 dhe 27:25 ), në kuadër të grupit B.
Informacioni në fjalë erdhi nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ku po ashtu njoftuan që djelmoshat nga Kosova janë shumë entuziaztë dhe në formë të mirë .
Për momentin, Kosova kualifikohet në 12 ekipet më të mira, ku ndeshja e radhës pritet të zhvillohet shumë shpejt, kurse kundërshtarin do ta mësojmë pas hedhjes së shortit .