Pyjet janë ndër ekosistemet më komplekse në tokë dhe një burim i çmuar me rëndësi ekonomike, mjedisore e sociale për njeriun. Mbishfrytëzimi i tyre në të kaluarën, ka çuar në reduktimin e vazhdueshëm të zonave me pyje dhe në degradim i konsiderueshëm i mjedisit. Ruajtja dhe menaxhimi i tyre sot janë parakusht për luftë të mbijetesës së planetit. Kjo ka bërë, që Kombet Bashkuara të shpallin 21 marsin ‘Ditë Ndërkombëtare të Pyjeve’, që vjen si vetëdijësim dhe sensibilizim për rëndësinë jetësore të pyjeve.
Shefi i Divizionit për Politika të Pylltarisë, Arsimim dhe Hulumtim, Tahir Ahmeti, në intervistën dhënë Radio KFOR-it, vë në pah rëndësinë e kësaj dite dhe shpalosë gjendjen e keqe të pyjeve të Kosovës:
“Kosova llogaritet ndër vendet e pasura me sipërfaqe pyjore, rreth 46% e sipërfaqes është e mbuluar me pyje. Praktikat e menaxhimit të qëndrueshëm gjithashtu aplikohen tek ne, sfidë mbetet mbrojtja nga prerjet ilegale që është një nga shkaktarët e degradimit dhe devastimit të pyjeve që kanë ndodhë kohëve të fundit. Mesatarisht pyjet në Kososvë atakohen në rreth mbi 1 milion metër kub të prera, në mënyrë ilegale, që është afër shtimit vjetor, që do të thotë që ne kemi një degradim të konsiderueshëm të resurseve natyrore dhe e kemi për obilim t’i ruajmë, menaxhdojmë dhe kultivojmë për gjeneratat te ardhshme”.
Megjithatë, Z. Ahmeti tregoi se vendi ynë ka të hartuara dokumente strategjike për pyllëzimin:
“Edhe programi nacional për pyllëzimin e sipërfaqe të zhveshura, planifikon që këto sipërfaqe të pyllëzohen me lloje autoktone, të dëshmuara si llojet më të mira me vitalitet më të lartë dhe rritjen permanetete të këtyre sipërfaqeve. Do të thotë, me këtë program nacional është paraparë që në 10 vitet e ardhshme të pyllëzohen rreth 30 mijë hektarë që do të ngriten në sipërfaqe me reth 7 % pyje”.