Këtë të premte, (29.03.19), në Galerinë Kombëtare të Kosovës, nga ora 11:00 deri në orën 12:00, do të mbahet Konferenca për medie, me temë: Pjesëmarrja e Kosovës në Bienanlen e Artit 2019, në Venedik.
Në këtë konfernecë do të paraqiten panelistët nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, artisti Alban Muja, komisionerja Arta Agani dhe Vincent Honoré – Kurator.
Kjo konferencë organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës.