Për nder të ‘Ditës së Evropës’, që shënohet çdo vit më 9 maj, në Prishtinë është hapur “Shtëpia e Evropës”. Me këtë rast, Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, në një prononcim për media ka thënë se “Kjo shtëpi do të jetë derë dhe sy për Kosovën dhe do të jetë e hapur për të rinj dhe të vjetër, artistë, për qytetarët dhe për media”.
Përveç përkrahjes së hapjes së “Shtëpisë së Evropës”, Bashkimi Evropian ka investuar shumë në Kosovë, si në infrastrukturë, sundim të rendit dhe ligjit, ekonomi dhe arsim.