Rruga më e famshme e Kopenhagës është Nyhavn, e cila gjendet afër bregdetit piktoresk shumëngjyrësh, që daton që nga shekulli i 17-të dhe është i rrethuar me bare dhe kafene të shumta. Kur shkoni në Kopenhagën, mos e lini pa e vizituar statujën e njohur si ‘Sirena e Vogël’, e cila është një nga statujat më të njohura atje, e bazuar në përrallat e autorit, Hans Christian Andersen.
Për të parë vende akoma më përrallore në Danimarkë, ju duhet të vizitoni Kopshtet e Tiviolit. Ky park ka rritur gjenerata të shumta ,që nga viti 1843 dhe ka një vend të veçantë në zemrën e qytetit të Kopenhagës. Vizitoni parqet botanike, ndër më të veçantat në botë, të cilat ndodhën afër qendrës së qytetit dhe janë të famshme për serrat historike që ndodhën aty.
Në një qytet kaq unik si Kopenhaga nuk ka sesi të mungojnë edhe kështjellat, të cilat e bëjnë vendin akoma më përrallor. Nëse shkoni atje, mos e lini pa e vizituar Kështjellën Rosenborg, e cila është strehë e një muzeu të moçëm, në të cilin ju gjeni elemente unike që karakterizojnë kulturën dhe artin e qytetit. Një nga ushqimet më të njohura në kuzhinën daneze njihet si ‘Smorrebrod’, e cila në të vërtetë nënkupton bukë me gjalpë. Por, në të vërtet, kuzhina daneze dallohet edhe nga ushqime të tjera, të cilat përgatiten nga djathi, vezët dhe ushqimet e shumta të detit, ndër më të shijshmet që keni ngrënë ndonjëherë.