Pija më e konsumuar në botë uji, është i domosdoshëm për shëndet të mirë dhe konsumimi i mjaftueshëm i ujit sjellë përfitime të shumta shëndetësore. Rreth rëndësisë së konsumimit të ujit në baza ditore dhe përmirësimit të përgjithshëm të shëndetit, Radio KFOR-i zhvilloi një bisedë me nutricionisten Dafina Demolli: “Pirja e ujit është shumë e rëndësishme, bën më shumë sesa thjesht shuarjen e etjes – është thelbësore që trupi juaj të funksionojë siç duhet dhe të ndihet i shëndetshëm. Pothuajse të gjitha sistemet kryesore të trupit tuaj varen nga uji, për të funksionuar dhe mbijetuar. Djersa rregullon temperaturën e trupit kur jeni duke ushtruar ose në temperatura të larta gjatë verës. Ju duhet ujë, për të rimbushur lëngjet e humbura nga djersa. Marrja e duhur e ujit ndihmon veshkat të punojnë në mënyrë më efikase dhe ndihmon në parandalimin e gurëve në veshka. Rekomandimet ditore për marrjen minimale të ujit janë: për femra 12 gota në ditë dhe për meshkuj 15 gota ose 2 deri në 3 litra në ditë.”
Konsumoni rregullisht ujë dhe përmirësoni shëndetin tuaj dhe qëndroni të hidratuar duke konsumuar lëngje që mund të vijnë edhe në forma të tjera.