Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, sonte (1 gusht) do të jetë hapësirë e rezervuar për një koncert special për Diasporën, organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.
Koncerti në fjalë fillon nga ora 20:00, ku me këtë rast do të marrin pjesë artistë të njohur të skenës vendore si dhe do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët.